ETC - Aty ku buzëqeshja përcejll blerjen - ETC
  1. Ballina
  2. Receta
  3. Receta te reja
  4. Verë e nxehtë me pasta dhe portokall

Verë e nxehtë me pasta dhe portokall

Lehte

30Min

Pergaditja

lMin

Pjekja/Zierja

Përbërësit 4 Persona

500gr Bishtaja
Kripë
15 Feta përshutë
500gr Mish viçi
2 Qepë
4 Qepë të reja
4 Lugë vaj luledielli
200ml Verë
3 Lugë supë perimesh
Bimë organike
600gr Shpageta
100ml Lëng portokalli me pulp
2 Portokalla
Salcë
1 Lugë çaji sheqer
¾ Lugë piper

Përgaditja

Hapi 1
I pastroni bishtajat dhe i zieni në ujë të vluar me kripë për rreth 10 minuta, pasta i ftohni me ujë të ftoht. Nga 12 denga bishtaja i mbështjellni me përshutë.
Hapi 2
Mishin e viçit epastroni dhe e preni në shirita. Qëroni qepët dhe i copëtoni. Pastroni qepët e reja dhe i preni në formë unaze.
Hapi 3
I ngrohni 2 lugë vaj në tigan dhe e vendosni mishin e viçit. Gjithashtu skuqni qepët. Shtoni verë, 300ml ujë dhe 2 lugë supë dhe i zieni për rreth 10 minuta.
Hapi 4
Në vajin e mebtur i skuqni bishtajat e mbështjellura me përshutë deri sa përshuta të thahet. Pastroni bimët organike.
Hapi 5
I vendosni shpagetat në lëng portokalli, 150ml ujë dhe 1 lugë supë dhe e zieni për rreth 2-3 minuta deri sa lëngu të apsorbohet, duke e përzier herë pas here. Qëroni portokallin dhe e preni në feta.
Hapi 6
E përzieni salcën me 50ml ujë të ftohtë, shtoni mishin e pjekur, pastaj qepët e reja, pastaj shtoni sheqer, kripë dhe piper.
Hapi 7
Ne një pjat vendosni mishin e prerë në feta, bishtajat dhe shpagetet, e zbukuroni pjaten me feta portokalli dhe bimë.